TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2025, 16:28

Trump kërcënon Putinin me sanksione, Moska shuan shpresat: Nuk ka takim 'kokë më kokë' me Zelenskyn!

Shkruar nga Pamfleti

Trump kërcënon Putinin me sanksione, Moska shuan shpresat: Nuk ka

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se një samit i afërt mes Putinit dhe Zelenskit është jorealist për Rusinë.

Sipas Moskës kushtet e samitit dypalësh nuk janë përmbushur. “Putin është gati të takohet me Zelenskyn pasi të jetë përgatitur një agjendë për samitin dhe kjo agjendë është larg të qenit e plotë”, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për rrjetin televiziv amerikan NBC.

Lavrov u shpreh se çështjet që duhet të zgjidhen para një takimi të tillë përfshijnë: lëshimet territoriale dhe heqjen dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake perëndimore, NATO.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më herët bëri thirrje për një takim të tillë për t’i dhënë fund luftës agresive të Rusisë në Ukrainë. Deri më tani, Moska nuk ka dhënë detaje lidhur me takimit.

Por edhe Trump i ka shuar shpresat për një takim mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa ka përmendur rishtazi mundësinë e sanksioneve.

“Putin do të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me përpjekjet për të sjellë paqe në Ukrainë brenda dy javësh”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se nëse nuk zbaton afatin, do të ketë sanksione kundër Moskës.

Më  herët, në takimin me krerët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, Trump ishte shprehur, se “do të shohim nëse Putini dhe Zelensky do të punojnë së bashku”.

“E dini, është pak si vaji dhe uthulla. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye që dihen”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje