TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2024, 09:59

"Trump kërcënim për SHBA", ish-zv.presidenti republikan del pro Harris në zgjedhjet presidenciale

Shkruar nga Pamfleti

"Trump kërcënim për SHBA", ish-zv.presidenti republikan

Ish-zëvendëspresidenti amerikan dhe republikani i përjetshëm Dick Cheney deklaroi se vota e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit do të shkojë për demokraten Kamala Harris.

Cheney, një figurë me ndikim gjatë presidencës së Xhorxh W Bush, tha gjithashtu se nuk ka pasur kurrë një individ që është një kërcënim më i madh për republikën sesa Donald Trump.

"Trump u përpoq të vidhte zgjedhjet e fundit duke përdorur gënjeshtra dhe dhunë për të mbajtur veten në pushtet pasi votuesit e kishin refuzuar. Atij nuk mund t'i besohet kurrë më pushteti. Kjo është arsyeja pse unë do të jap votën time për zëvendëspresidenten Kamala Harris", tha Cheney.

Cheney i bashkohet listës së republikanëve që kanë shprehur shqetësim për kandidaturën e Donald Trump. Vajza e tij, Liz Cheney, po ashtu një republikane, i ka dhënë tashmë mbështetjen e saj zëvendëspresidentes Harris.

Ajo shërbeu në komitetin e përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e 6 janarit në Kapitol dhe ishte një nga 10 republikanët që votuan për shkarkimin e ish-presidentit Trump pas incidentit.

Lini një Përgjigje