Në një lidhje telefonike live gjatë transmetimit të emisionit “The Five” në Fox News, Donald Trump devijoi nga tema e diskutimit për situatën në Iran dhe bëri komente personale ndaj prezantueses Dana Perino.
Gjatë emisionit, Perino, ish-sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë nën presidentin George W. Bush, e pyeti Trump për gjendjen e popullsisë iraniane. “A keni ndonjë ide se si po ia kalojnë? A kanë ujë të pijshëm? A kanë ushqim? Është tronditëse”, tha Perino.
Në vend që të përgjigjej drejtpërdrejt, Trump ndryshoi drejtimin e bisedës: Po, por para kësaj, a të kujtohet kur darkuam shumë vite më parë në Trump Tower, kur ishte ende një ndërtesë krejt e re?, pyeti ai.
Perino u përgjigj shkurt: Po, shumë vite më parë», pa e ditur vijimin e komentit. Trump vazhdoi: Nuk ke ndryshuar. Nuk më lejohet ta them këtë. Është fundi i karrierës sime politike, por mund të jesh edhe më e bukur, në rregull? Pra, nuk e di çfarë po bën.
E vendosur në siklet, prezantuesja u përpoq ta minimizonte situatën duke ia atribuar pamjen e saj ekipit të grimit dhe flokëve të Fox News.
Trump e theksoi sërish qëndrimin e tij:"Nuk do ta them këtë, sepse do të thoshte fundi i karrierës sime politike. Nuk të lejohet më të thuash se një grua është e bukur" dhe iu drejtua edhe bashkëprezantuesit Jesse Watters: “E di këtë, Jesse. Duhet të jesh i kujdesshëm.”
Në të njëjtën intervistë, Trump bëri edhe një deklaratë të pakonfirmuar, duke thënë se ishte informuar nga CIA se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është homoseksual. “Dhe shumë të tjerë e thonë këtë”, shtoi ai, pa dhënë burime të verifikueshme, duke pretenduar se kjo “e vendos atë në një pozicion të vështirë” në një vend ku homoseksualiteti dënohet ashpër.
“Do you remember when we had lunch years ago in the base of Trump Tower when it was a brand-new building?”
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) March 27, 2026
US President Donald Trump appears to flirt with Fox News host after being asked about the situation of Iranians. pic.twitter.com/LSjNTR0yQL
Lini një Përgjigje