
Për Benjamin Netanyahu dhe për Izaelin, ngjarja më e rëndësishme e vitit që po mbyllet nuk ka qenë as diplomacia, as frontet dytësore të konfliktit rajonal, por bombardimi i objekteve bërthamore iraniane, edhe pse ky operacion u krye nga avionë amerikanë.
Megjithatë, ajo që vështirë se mund të parashikohej ishte publikimi i një videoje të krijuar me inteligjencë artificiale, me “vulën” e zyrës së kryeministrit izraelit. Një material i shkurtër, vetëm gjashtë sekonda, por me ngarkesë të fortë politike dhe simbolike, që synon të përcjellë një mesazh të qartë strategjik.
Në video, Netanyahu shfaqet duke “pilotuar” një bombardues amerikan B-2 Spirit, të njëjtit tip avionësh që u përdorën në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iran. Në kabinën e avionit, krah tij, ndodhet edhe aleati i tij kryesor, Donald Trump. Të dy janë të veshur me kostume, me syze pilotësh dhe në një skenë tërësisht artificiale, ku edhe era duket se fryn brenda kabinës së avionit.
Avioni fluturon mbi një zonë shkretinore me instalacione të paqarta, që tërthorazi sugjerojnë objektet bërthamore iraniane pranë Teheranit. Edhe pse videoja është qartësisht simbolike dhe e prodhuar në mënyrë artificiale, mesazhi politik është i drejtpërdrejtë: bashkëpunimi izraelito-amerikan ka qenë vendimtar në goditjen e programit bërthamor iranian.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje