TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2025, 09:39

“Trump bixhozxhiu”, Garda Revolucionare Islamike kërcënon SHBA: Ju e nisët luftën, por ne do ta përfundojmë!

Shkruar nga Pamfleti

“Trump bixhozxhiu”, Garda Revolucionare Islamike kërcënon

Irani ka kërcënuar sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar për një përgjigje ndaj sulmeve të tyre gjatë fundjavës.

Zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, thotë se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe kanë shkelur “tokën e shenjtë” të Iranit.

Ai thotë se SHBA-të do të përballen me “pasoja të rënda, të paparashikueshme dhe për të ardhur keq” përmes “operacioneve të fuqishme dhe të synuara”.

Duke folur drejtpërdrejti me Presidentin e SHBA-së në anglisht, Zolfaghari thotë “Z. Trump, bixhozxhiu! Ju mund ta filloni këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë!”

Lini një Përgjigje