Sipas të njëjtit burim, SHBA-ja pret përgjigjet e Iranit për disa pika kyçe gjatë 48 orëve të ardhshme, duke shtuar se “kjo është distanca më e afërt që kanë qenë të dyja palët drejt një marrëveshjeje që nga fillimi i luftës”.
Shtëpinë e Bardhë është afër një marrëveshje “njëfaqëshe” me Iranin për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme dhe përcaktimin e një kuadri për negociata lidhur me programin bërthamor të Teheranit, informon Axios.
Sipas të njëjtit burim, SHBA-ja pret përgjigjet e Iranit për disa pika kyçe gjatë 48 orëve të ardhshme, duke shtuar se “kjo është distanca më e afërt që kanë qenë të dyja palët drejt një marrëveshjeje që nga fillimi i luftës”.
Axios informon se marrëveshja do të përfshijë: angazhimin e Iranit për ndalimin e pasurimit bërthamor, marrëveshjen e SHBA-së për të hequr sanksionet dhe për të liruar miliarda dollarë fonde iraniane të “ngrirë”, dhe heqjen e kufizimeve lidhur me kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Veçanërisht për ndalimine mbi çështjet bërthamore, tre burime thanë se ai do të zgjasë të paktën 12 vjet dhe një tjetër 15 vjet. Sipas këtyre burimeve, Irani propozoi një moratorium 5-vjeçar, ndërsa SHBA-ja kërkoi 20 vjet.
Raportohet se Irani angazhohet në Memorandumin e Mirëkuptimit se nuk do të ndjekë kurrë armë bërthamore apo aktivitete të lidhura me një armatim të tillë, ndërsa një zyrtar amerikan shtoi se të dyja palët po diskutojnë një klauzolë sipas së cilës Irani do të angazhohet të mos operojë objekte bërthamore nëntokësore. Teherani raportohet gjithashtu se angazhohet për një regjim të përforcuar inspektimesh, përfshirë kontrolle të papritura nga inspektorët e OKB-së.
Dy burime raportojnë gjithashtu se Irani do të pranonte të tërhiqte uraniumin e pasuruar në nivel të lartë diçka që kërkohet nga Uashingtoni dhe që Teherani e ka refuzuar deri më tani ndërsa një nga opsionet që po diskutohet është transferimi i tij në SHBA.
Sipas publikimit, memorandumi i mirëkuptimit do të përfshijë 14 pika dhe për momentin parashikon fundin e luftës dhe nisjen e një periudhe 30-ditore negociatash që do të çojnë në një marrëveshje të detajuar për Ngushticën e Hormuzit, programin bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve nga SHBA-ja.
Lidhur me këto negociata, sipas publikimit, ato mund të zhvillohen ose në Islamabad ose në Gjenevë, thanë dy burime, ndërsa nëse ato dështojnë, një zyrtar amerikan deklaroi se SHBA-ja do të mund të rikthente ose bllokadën në Hormuz ose operacionet ushtarake.
Zyrtarët e cituar nga faqja amerikane theksuan gjithashtu se vendimi i Trump për të tërhequr “Operacionin Liria” ishte rezultat i këtij progresi në bisedime./ Përshtati "Pamfleti" nga "Axios"
Lini një Përgjigje