TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Janar 2026, 17:15

Tragjedia në Zvicër, lokali nuk kishte dalje sigurie; si i shpëtuan vdekjes dy 20- vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Zvicër, lokali nuk kishte dalje sigurie; si i
Situata pas tragjedisë

Dalëngadalë po zbardhen detaje të rënda nga tragjedia në Crans‑Montana, ku zjarri në lokalin Le Constellation i mori jetën 47 personave. Një grua italofone, e punësuar në një kompani pastrimi në zonë, ka deklaruar për median zvicerane Blick se lokali “nuk kishte dalje sigurie” dhe ishte i ndërtuar në dy kate, duke e bërë të pamundur shpëtimin për shumë të rinj. “Ata djem nuk patën asnjë mundësi”, është shprehur ajo.

Sipas BFMTV, pronarët e lokalit janë një çift francez që jeton prej rreth dhjetë vitesh në këtë zonë turistike dhe zotëron edhe dy lokale të tjera. Pronarja ndodhej në bar në momentin e zjarrit dhe ka pësuar djegie në krah, ndërsa bashkëshorti i saj ishte në një tjetër lokal.

Mes dëshmive që kanë prekur opinionin publik janë edhe ato të dy vajzave rreth 20 vjeç, nga Piemonte i Italisë, të cilat i shpëtuan për pak sekonda tragjedisë. Ato sapo kishin mbërritur për të festuar Vitin e Ri dhe po hynin në lokal përmes shkallëve, kur panë flakët dhe arritën të largohen. Një tjetër vajzë tregoi se u ndal pak para hyrjes, pasi dëgjoi thirrjet “zjarr”, ndërsa pa njerëz që dilnin me lëkurë të djegur.

Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe për respektimin e standardeve të sigurisë, ndërsa dëshmitë e reja kanë shtuar dyshimet për shkelje të rënda në mbrojtjen nga zjarri.

 

zvicer zjarr

Lini një Përgjigje