TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2024, 09:19

Tragjedi në Mesdhe, fundoset varka me emigrantë; dy të vdekur dhe 34 të zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Mesdhe, fundoset varka me emigrantë; dy të vdekur dhe

Të paktën 34 emigrantë janë zhdukur dhe dy janë mbytur kur anija e tyre u fundos në Tunizi pasi u përpoqën të kalonin Mesdheun për në Itali, tha garda kombëtare tuniziane.

Varka kishte lundruar në brigjet e Libisë, me gjithsej 70 persona. 34 prej emigrantëve u shpëtuan nga roja bregdetare, pranë qytetit të Zarzis.

Këtë javë roja bregdetare tuniziane gjeti gjithashtu pesë trupa emigrantësh.

Ndërsa kushtet e motit janë përmirësuar javët e fundit, flukset e migracionit të emigrantëve afrikanë drejt Italisë po rriten.

Vetëm vitin e kaluar, rreth 1,313 migrantë vdiqën ose u zhdukën jashtë Tunizisë, raportoi një grup i të drejtave të njeriut muajin e kaluar, duke nënvizuar krizën e vazhdueshme të emigrantëve në vendin e Afrikës Veriore. 

Lini një Përgjigje