TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Nëntor 2025, 14:00

Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë ndjekjes policore; humbin jetën 6 persona

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedi në Bullgari! Makina me emigrantë bie në liqen gjatë
Pamje nga vendngjarja

Gjashtë emigrantë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas një aksidenti gjatë një ndjekjeje policore pranë qytetit të Burgasit në Detin e Zi, raportoi sot Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA).

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i tha AFP-së se makina që mbante emigrantët ra në një liqen.

Mjeti me targa rumune, mbante dhjetë persona kur shoferi refuzoi të ndalonte për kontroll dhe u përpoq t’i shmangej arrestimit dje në mbrëmjen e 6 nëntorit, tha për “BTV”, shefi i policisë kufitare Anton Zlatanov.

“Policia u përpoq ta ndalonte makinën për herë të parë në orën 09:30 të mbrëmjes, por shoferi nuk iu bind”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i policisë, duke shtuar se incidenti i parë ndodhi 50 km në jug të Burgasit.

Pasuan dy përpjekje të tjera për të ndaluar automjetin, por në përpjekjen e tretë, në hyrje të Burgasit, makina doli nga kursi dhe përfundoi në një liqen.

Gjashtë emigrantët vdiqën në vend, ndërsa shoferi rumun i makinës dhe tre emigrantë të tjerë mbijetuan dhe morën ndihmën e parë. Të mbijetuarit besohet të jenë nga Afganistani, raportoi BTA.

Që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë pika tranziti për refugjatët dhe migrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika, të cilët po largohen nga vendet e tyre për t’i shpëtuar luftërave dhe varfërisë dhe drejtohen drejt shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

aksident

Lini një Përgjigje