
Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut.
Me 76 vota pro, 6 kundër si dhe asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN është zgjedhur kreu i ri Parlamentit ].
Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet seanca konstituive e përbërjes së njëmbëdhjetë të Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më datën 8 maj.
Gashi u propozua për postin e kryetarit të Kuvendit nga koalicioni i partive shqiptare VLEN, ndërsa ka mbështetjen edhe të VMRO DPMNE-së, partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare. Ai ka qenë kryetar i partisë Alternative, kur dha dorëheqjen pas nominimit të tij për kryetar të Kuvendit.
Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo bartësi i funksioneve të tjera në ndonjë subjekt politik.
Lini një Përgjigje