TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Nëntor 2024, 16:48

Tentoi të ndërhynte në çështjen e emigrantëve, Meloni telefonon Elon Musk-un

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të ndërhynte në çështjen e emigrantëve,

Vazhdojnë polemikat për komentet e Elon Musk për vendimin e Gjykatës së Romës që rrëzoi paktin me Shqipërinë për emigrantët. Sipas mediave italiane, Meloni ka telefonuar miliarderin.

Në bisedën, e cila u cilësua si e përzemërt, me sa duket i është hedhur ujë zjarrit, edhe pse nuk ka dalë asnjë konfirmim zyrtar nga Palazzo Chigi për përmbajtjen e telefonatës. Musk shprehu "respektin për Mattarellën" përmes kanaleve të tij, por gjithashtu nënvizoi të drejtën e tij për të shprehur opinione personale "e cila mbrohet si nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së dhe nga Kushtetuta italiane".

Megjithatë, diskutimet për vendimet e gjyqësorit vazhdojnë. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani vijoi me sulmet, duke folur për "gjyqtarë të politizuar" dhe nevojën për "reflektim të thellë. “Ka një problem me disa magjistratë që përdorin pushtetin gjyqësor për të zënë hapësira të ekzekutivit dhe legjislativit: kjo është vërtet e papranueshme", tha ai.

Lini një Përgjigje