TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2023, 12:01

Takimi Vuçiç- Stoltenberg, ministri serb sulmon Kurtin: Presidenti do diskutojë tensionet në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Vuçiç- Stoltenberg, ministri serb sulmon Kurtin: Presidenti

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, tha se takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel është një mundësi për të dëgjuar se si Serbia i percepton ngjarjet në Kosovë.

"Vuçiç ka pasur një sërë takimesh dhe marrëdhënie të mira me Stoltenberg dhe ky takim është një mundësi për të dëgjuar edhe palën serbe, pra faktografinë se si Serbia i kupton dhe i përjeton ngjarjet në Kosovë, vazhdimësinë e terrorit dhe frikësimit të serbëve, regjimit që Kurti e zbaton me këmbëngulje”, u shpreh ai.

Ai theksoi se takimi Vuçiç me Stoltenberg është i rëndësishëm sepse NATO është një faktor kyç dhe kërkon nga KFOR-i që të garantojë sigurinë e së drejtës dhe lirinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht grupet minoritare dhe serbët.

Ndër të tjera, Vuçeviç beson se të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë kanë të njëjtin synim politik, që është që Kosova të jetë plotësisht e pavarur dhe të shkojë në procesin e bashkimit me Shqipërinë dhe se Kurti është më transparenti dhe më radikal në arritjen e këtij qëllimi.

 

 

stoltenberg vucic takim ministri

Lini një Përgjigje