TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Korrik 2023, 08:55

Anija shqiptare “Butrinti” shpëton 52 emigrantë në Egje

Shkruar nga Pamfleti

Anija shqiptare “Butrinti” shpëton 52 emigrantë në

Anija shqiptare “Butrinti”, që është angazhuar në operacionet e përbashkëta me forcat greke dhe turke në Egje, ka asistuar në shpëtimin e 52 emigrantëve nga Lindja.

Lajmin e njofton në Facebook, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”!  52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.
Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve. 
Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës”, shkruan ai.

“butrinti” 52 emigrantë

Lini një Përgjigje