TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 19:28

Takimi në Londër, shefi i NATO-s: Putinit po i mbarojnë paratë, trupat ushtarak dhe idetë!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Londër, shefi i NATO-s: Putinit po i mbarojnë

Në një konferencë për shtyp në Londër pas takimit të Koalicionit të të Vullnetshmëve, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se Vladimir Putin po i mbarojnë paratë, trupat dhe idetë.

Duke theksuar se Rusia po bën fitime margjinale" në Ukrainë, Rutte theksoi se "mijëra rusë po vdesin për shkak të agresionit të Putinit.

"Presidenti Trump e tha shumë mirë. Ata duhet të ndalen aty ku janë tani", shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer tha gjatë takimit se duhet që të bëhet presion maksimal mbi presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

"Kjo është koha për presion maksimal, sepse është e vetmja mënyrë për të ndryshuar mendjen e Putinit, për ta sjellë atë në tryezën e bisedimeve dhe për të ndaluar vrasjet", tha ai.

Lini një Përgjigje