TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2023, 16:37

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Daçiç: Duhet ta mbështesim presidentin tonë në këtë moment të vështirë

Shkruar nga Pamfleti
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Daçiç: Duhet ta
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç e ka quajtur takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel tepër të vështirë.

Ai kërkoi unitet të plotë shtetëror dhe politik në Serbi për ta përkrahur presidentin serb për dialogun me Kosovën, teksa shtoi se Vuçiç do të marrë vendime të përgjegjshme.

Mendoj se pak njerëz në Serbi e dinë rëndësinë e takimeve që presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të ketë sot në Bruksel. Prandaj dua t’i dërgojë mbështetje në këto momente të vështira, duke ditur forcën e personalitetit të tij, i cili di të përballojë të gjitha presionet, duke udhëhequr një politikë të mençur dhe të përgjegjshme”, tha Daçiç.

Ndërkohë aktualisht ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe Emisarit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Dy diplomatët evropianë do të presin më pas presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa pas takimeve të ndara, do të zhvillojnë një takim të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç.

 

daçiç takimi kurti-vuçiç

Lini një Përgjigje