TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Shtator 2025, 11:09

Takim me Xi Jinping dhe Putin, Vuçiç mbërrin në Kinë për “paradën e diktatorëve”

Shkruar nga Pamfleti

Takim me Xi Jinping dhe Putin, Vuçiç mbërrin në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mbërritur në Kinë për të marrë pjesë në atë që është quajtur si “parada e diktatorëve”. 

Më herët, presidenti serb konfirmoi se po nisej për një udhëtim 5-ditor. Gjatë qëndrimit në Kinë, Vuçiç do të takohet me presidentin e vendit, Xi Jinping, gjithashtu edhe me liderin e Rusisë, Vladimir Putin. Mes temave që do të diskutojë me udhëheqësit që shpallën rendin e ri botëror, është edhe çështja e Kosovës.

Moska dhe Pekini i kanë dhënë mbështetje të plotë Beogradit, ndërsa janë zotuar që të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Vuçiç do të diskutojë me Putin dhe Xi Jinping edhe për thellimin e mardhënieve dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Serbia shpreson që të marrë investime të reja nga Kina, ndërsa me Rusinë kërkon që të ruajë furnizimin me gaz.

aleksandar vuçiç vladimir putin xi jinping

Lini një Përgjigje