TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2024, 08:59

Spikerja e televizionit izraelit shkon në emision me armë në brez, publikohen pamjet virale

Shkruar nga Pamfleti

Spikerja e televizionit izraelit shkon në emision me armë në

Lital Shemesh, një prezantuese e Kanali 14, u shfaq me pistoletë në brez disa ditë pasi ajo u bëri thirrje izraelitëve të armatoseshin si një mënyrë vetmbrojtje pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

Një foto e shkrepur nga një studio televizive në Izrael është bërë virale në rrjet.

Lital Shemesh, një prezantuese e Kanali 14, u shfaq me pistoletë në brez disa ditë pasi ajo u bëri thirrje izraelitëve të armatoseshin si një mënyrë vetmbrojtje pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

Shemesh, e cila është gjithashtu një rezerviste e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ka folur hapur për nevojën e Izraelit për të mposhtur Hamasin.

Ajo u shpreh për mediat vendase se sulmi i befasishëm që la rreth 1200 të vdekur ishte një holokaust i dytë për Izraelin, teksa është shprehur se armën e mban për vetëmbrojtje.

Lini një Përgjigje