TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2025, 12:56

Situata në Gaza, OBSH ngre alarmin: Spitalet janë të mbingarkuara, prag kolapsit

Shkruar nga Pamfleti

Situata në Gaza, OBSH ngre alarmin: Spitalet janë të

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dhënë alarmin për situatën në Gaza. Ai tha spitalet janë në prag të kolapsi, pasi ka numër të lartë personazh që kërkojnë ndihmë.

“Të lënduarit dhe personat me aftësi të kufizuara nuk mund të lëvizin në një vend të sigurt, gjë që vë jetën e tyre në rrezik serioz. Spitalet, tashmë të mbingarkuara, janë në prag të kolapsit, ndërsa dhuna në rritje po bllokon aksesin dhe po e pengon OBSH-në të shpërndajë furnizime jetësore”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus për SH.T.

“Të lënduarit dhe personat me aftësi të kufizuara nuk mund të lëvizin drejt vendeve të sigurta. Kjo i vë jetët e tyre në rrezik serioz”, deklaroi kreu i OBSH-së.

Kreu i OBSH u shpreh se shumë pacientë janë të bllokuar në zona të rrezikshme, pa asnjë mundësi për trajtim apo evakuim.

Sipas Ghebreyesus, spitalet në Gaza janë tashmë të mbushura përtej kapacitetit dhe ndodhen nën presion ekstrem, ndërsa mungesa e karburantit, medikamenteve dhe personelit po e përshpejton rrënimin e sistemit shëndetësor.

“Dhuna në rritje po e bllokon aksesin në zonat e goditura dhe po pengon OBSH-në të shpërndajë furnizime jetësore”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje