TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Dhjetor 2025, 19:00

Shteti Islamik sulmon autokolonën amerikane, vriten dy ushtarë dhe një përkthyes

Shkruar nga Pamfleti

Shteti Islamik sulmon autokolonën amerikane, vriten dy ushtarë dhe

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një pritë nga grupi i Shtetit Islamik në Siri të shtunën.

Sulmi ndaj trupave amerikane është i pari që shkakton viktima që nga rrëzimi i Presidentit sirian Bashar Assad një vit më parë.

Sipas protokollit, identiteti i viktimave do të mbetet konfidencial për 24 orë derisa të njoftohen familjet e tyre.

Në reagimin e tij të parë, pas vdekjes së amerikanëve, Ministri i Luftës paralajmëroi këdo që synon amerikanët dhe se "barbari që kreu këtë sulm është vrarë".

Të shtënat me armë zjarri ndodhën drejt forcave siriane dhe amerikane të shtunën gjatë një patrullimi të përbashkët në qytetin historik të Palmirës.

Raportet fillestare flisnin vetëm për të plagosur, të cilët u transportuan me helikopterë në garnizonin al-Tanf pranë kufijve me Irakun dhe Jordaninë.

Lini një Përgjigje