Administrata amerikane ka shqyrtuar propozimin e fundit të Iranit në një mbledhje të ekipit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Në këtë takim janë diskutuar edhe skenarë të tjerë për zhvillimet e mundshme në konflikt, përfshirë zgjatjen e armëpushimit ose rifillimin e bombardimeve.
Sipas burimeve, ideja për heqjen e bllokadës dhe shtyrjen e bisedimeve për programin bërthamor iranian nuk gjen mbështetje në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Donald Trump mbetet skeptik ndaj propozimit të paraqitur nga Teherani.
Ai ka përsëritur vijën e tij të kuqe: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore – as tani, as kurrë. Ky mbetet kushti i panegociueshëm, çka e bën të pamundur pranimin e një marrëveshjeje që do të lejonte shtyrjen e bisedimeve për këtë çështje.
Trump vlerëson gjithashtu se bllokada po i shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike Iranit dhe po ushtron presion të fortë ndaj tij. Në deklarimet e tij në rrjetet sociale, ai është shprehur se pret që Irani të qartësojë situatën e brendshme të udhëheqjes për të përcaktuar palën me të cilën mund të negociohet.
Presidenti amerikan nuk mbështet idenë për të dërguar përfaqësues të tjerë në Islamabad për bisedime të mëtejshme dhe synon që procesi të shkojë drejt një përfundimi.
Lini një Përgjigje