TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Prill 2026, 18:15

Trump zbut tonet me britanikët: Amerikanët nuk kanë miq më të afërt!

Shkruar nga Pamfleti
Trump zbut tonet me britanikët: Amerikanët nuk kanë miq më
Donald Trump dhe Mbreti Charles III

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump, pritën Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla me një ceremoni tradicionale në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë vizitës, Trump dhe monarku britanik zhvilluan një takim dypalësh, ndërsa Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë morën pjesë në një aktivitet të veçantë me fokus edukimin.

Në konferencën për shtyp, Trump theksoi marrëdhëniet e forta mes dy vendeve, duke deklaruar se, që nga shpallja e pavarësisë, “amerikanët nuk kanë pasur miq më të ngushtë se britanikët”. Ai e lidhur këtë marrëdhënie me historinë e përbashkët dhe ndikimet kulturore ndër shekuj.

Presidenti amerikan komentoi gjithashtu për fjalimin e Mbretit Charles në Kongres, duke thënë se theksi i tij “do t’i bëjë të gjithë ziliqarë”. Ai e përshkroi Charles III si “një njeri shumë elegant” dhe vlerësoi atë që e quajti “shpirti fisnik i britanikëve”.

Duke iu referuar historisë së SHBA-së, Trump deklaroi se themelimi i vendit nuk ishte një zhvillim i izoluar, por rezultat i një procesi të gjatë historik. Sipas tij, “kauza amerikane e lirisë” nuk lindi thjesht si një ide e vitit 1776, por si kulm i shekujve të mendimit, luftës dhe sakrificave në të dy anët e Atlantikut.

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA vlerësohet si një hap në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve transatlantike mes dy vendeve.

mbretin charles iii donald trump

Lini një Përgjigje