
Gjashtë persona u plagosën, përfshirë një fëmijë pesëvjeçar, nga një shpërthim që ndodhi të premten në mesditë në një sallon bukurie në qytetin Grenoble, në Francë. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale dhe u raportua nga mediat franceze.
Sipas të njëjtave burime, incidenti ndodhi pak para orës 15:00, kur disa persona hynë në ambientet e dyqanit dhe njëri prej tyre hodhi një granatë. Lëndimet u shkaktuan nga vala goditëse e shpërthimit. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe, sipas autoriteteve, nuk pati nevojë për transportim në spital.
???????????? ???????????????????????? ???????????????? — Une GRENADE a été lancée et a EXPLOSÉ dans un institut de beauté à Grenoble. Au moins 6 personnes ont été BLESSÉES, dont un ENFANT âgé de 5 ans.
— Bastion (@BastionMediaFR) February 6, 2026
Selon les premières informations, deux individus auraient pénétré dans l’établissement avant d’y jeter… pic.twitter.com/oG0izhMLWS
Salloni i bukurisë ndodhet në katin përdhes të një ndërtese banimi shumëkatëshe, mes disa dyqaneve të tjera tregtare. Për shkak të forcës së shpërthimit, vitrina e dyqanit u shkatërrua plotësisht.
Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja dhe deri në këtë fazë motivet e sulmit nuk janë bërë të ditura. Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve, raportojnë mediat vendase.
Lini një Përgjigje