TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2025, 09:04

Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, plagosen 2 oficerë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në

Edhe Gjermania duket se nuk po gjen qetësi nga sulmet që dyshohet se kanë natyrë terroriste.

Dy policë gjermanë u plagosën nga një shpërthim në Berlin mbrëmjen e djeshme (2 Janar). 

Ngjarja ndodhi në murin rrethues të një ndërtese policie në lagjen Wittenau, në zonën veriore të kryeqytetit gjerman.

"Rreth orës 20:20 ka ndodhur një incident i rëndë sigurie në nivelin e gardhit”, njoftoi policia në X. 

Policia tha se 2 të plagosurit ishin pjesë e një patrulle “rutinë të sigurisë”, informon “La Repubblica”.

“Sipas hetimeve fillestare, një objekt i paidentifikuar ka shpërthyer duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe sy agjentit. Ndërsa oficeri tjetër ka mbetur viktimë e traumës akustike”. 

Të dy u trajtuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje