TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2023, 19:39

Shpërthim i fuqishëm në një gjykatë në Kiev, një i vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm në një gjykatë në Kiev,

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pasditen e sotme në një gjykatë në Kiev, ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur disa të tjerë. 

Sipas mediave ukrainase, përgjegjës për sulmin është një i pandehur i quajtur, Ihor Humenyuk, një militant i ekstremit të djathtë i akuzuar se ka kryer një akt terrorist në 2015.

Personi i dyshuar se shkaktoi shpërthimet brenda gjykatës Shevchenko është identifikuar si personi që vdiq nga shpërthimi.  

Sipas asaj që thonë autoritetet ukrainase, i pandehuri hodhi veten në erë në një nga banjot e gjykatës. Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko ka saktësuar në Telegram se autori ka vdekur në vend dhe sipas informacioneve fillestare ka hedhur veten në erë. Ministri shtoi se dy ushtarë u plagosën. Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se për ngjarjen ka nisur një hetim paraprak.

Ihor Humenyuk, u transferua në gjykatë me akuzën se kishte kryer një sulm terrorist të vitit 2015 pranë Parlamentit në Kiev më 31 gusht 2015. Humenyuk kishte shërbyer në një batalion vullnetar midis 2014 dhe 2015 dhe ishte anëtar i partisë radikale të krahut të djathtë Svoboda.

kiev shpërthim gjykatë

Lini një Përgjigje