TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2024, 10:27

Shkundet Kreta, lëkundje të fuqishme tërmeti në ishullin grek

Shkruar nga Pamfleti

Shkundet Kreta, lëkundje të fuqishme tërmeti në ishullin

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin grek të Kretës. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet ishin me një magnitutë 5.3 të shkallës Rihter në 07.02 me orën lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 18 km nën shtratin e detit, rreth 60 km në jug të bregut jugor të ishullut, pranë qytetit të vogël port të Paleochora-s.

Përpara goditjes së mëngjesit, lëkundje me magnitutë më të ulët u regjistruan në rajon. Mbrojtja Civile në vend, nuk raportoi për viktima apo dëmtime në ndërtesa dhe paralajmërim për cunami nuk pati.

"Ne jemi duke vëzhguar fenomenin dhe nuk mund të themi ende nëse ky ishte tërmeti kryesor," tha sizmologu Gerasimos Chouliaras për radion greke ERT.

Gazetarët e mediave lokale raportuan se ende nuk kishte raportime për të lënduar teksa shtuan se shumë qytetarë u zgjuan nga lëkundjet.

Lini një Përgjigje