
Pesë shtetas palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e kequshqyerjes vetëm në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se mes viktimave janë edhe 3 fëmijë.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i luftës në 387. Autoritet shëndetësore në Gaza thonë se mes tyre, 138 janë të mitur.
Pamjet të fëmijëve dhe të rriturve në gjendje të mjerueshme shëndetësore kanë bërë xhiron e rrjetit prej kaq kohësh, duke treguar një realitet të zymtë tragjik që civilët jetojnë çdo ditë në Gaza.
Një nga organizatat e OKB-së e ka kategorizuar situatën në Gaza si “uri ekstreme”.
Lini një Përgjigje