TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2025, 18:10

Bombardimet në Kiev, Starmer: Sulme frikacake, Putini nuk është serioz kur flet për paqen

Shkruar nga Pamfleti

Bombardimet në Kiev, Starmer: Sulme frikacake, Putini nuk është

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka reaguar ndaj sulmit të Rusisë gjatë natës në Kiev. Sipas mediave të huaja, Starmer i ka cilësuar sulmet në Kiev dhe mbarë Ukrainën si brutale.

"Jam i tmerruar nga sulmi i fundit brutal gjatë natës në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, i cili vrau civilë dhe goditi infrastrukturën", tha Sir Keir Starmer. "Për herë të parë, zemra e qeverisë civile të Ukrainës u dëmtua”, shtoi ai.

Kryeministri i britanik tha gjithashtu se “këto sulme frikacake tregojnë se Putini beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar. Ai nuk e ka seriozisht paqen”.

"Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sovranitetin e saj", përfundoi Starmer.

 

Lini një Përgjigje