
Presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, toger Rob Bauer ka deklaruar se nuk ka sinjale që Rusia po planifikon sulm kundër anëtarëve të NATO-s, por aleanca Atlantike duhet të përgatitet për një përshkallëzim të ardhshëm.
“Nuk ka asnjë tregues se Moska po planifikon të sulmojë ndonjë nga vendet e NATO-s. Unë nuk mendoj se ka një kërcënim të drejtpërdrejtë”, tha Bauer ditën e djeshme.
Kreu i aleancës Atlantike paralajmëroi se “ambiciet e Rusisë shtrihen përtej Ukrainës dhe për këtë arsye” NATO duhet të jetë më e përgatitur.
Kujtojmë se që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ka pasur shpesh herë deklarata me tone kërcënuese nga Kremlini se mund të sulmonte dhe vende të NATO-s.
Pavarësisht frikës së përshkallëzimit të mëtejshëm në Evropë, anëtarët e NATO-s kanë shprehur shqetësime në lidhje me mungesën e pajisjeve dhe fuqisë punëtore për përgatitjen e saj për potencialin e një lufte gjithëpërfshirëse.
Lini një Përgjigje