TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2024, 13:30

SHBA sanksione ndaj industrisë serbe të naftës, Vuçiç: Nuk kam parë akoma një dokument zyrtar!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA sanksione ndaj industrisë serbe të naftës,

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish lidhur me vendosjen e sanksioneve nga SHBA ndaj industrisë së naftës në Serbi. Ai është shprehur se nuk ka parë ende një dokument zyrtar që konfirmon vendosjen e sanksioneve industrisë së naftës në Serbi (NIS).

“Kemi një lloj konfirmimi, mirëpo na duhet t’i shohim dokumentet. Nuk i kemi parë ende. Kur t’i shohim dokumentet, do të flasim me amerikanët, më pas do të bisedojmë me rusët”, u shpreh Vuçiç.

Më herët, Vuçiç u shpreh se këto janë "mbase sanksionet më të rënda" dhe se vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

Prej vitit 2008, shumica e kompanisë NIS është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom. Presidenti serb është shprehur së nuk Presidenti serb është shprehur së nuk është gati të flasë në këtë moment për mundësinë e sanksionimit potencial të Moskës.

Presidenti serb tha një ditë më parë se SHBA-ja do t’i vendosë sanksionet kundër NIS-it brenda pak ditësh, për shkak të pronësisë ruse ndaj kësaj kompanie që dikur ka qenë shtetërore. Sipas tij, edhe britanikët do t’iu bashkohen sanksioneve. Mundësia e sanksionimit të NIS-it nuk është konfirmuar as nga SHBA-ja, as nga Britania e Madhe.

Sipas të dhënave zyrtare, Gazprom Neft dhe Gazprom gëzojnë 56.15 për qind të pronësisë së gjigantit NIS, ndërsa 29.87 për qind është në pronësi të Serbisë. Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e kanë futur Gazprom Neft-in në listë të zezë që prej vitit 2014, pas aneksimit që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë.

Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Beogradi ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës dhe vazhdon të ketë lidhje me Kremlinin.

Serbia është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë, por ka marrë masa për të diversifikuar rrugët e furnizimit. Marrëveshja e fundit për furnizim me gaz, e nënshkruar nga Vuçiç dhe presidenti rus, Vladimir Putin, në maj të vitit 2022, skadon në mars të vitit 2025.

Lini një Përgjigje