TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2025, 17:47

SHBA godet dy anije me drogë në Paqësor, 6 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

SHBA godet dy anije me drogë në Paqësor, 6 të vdekur

Shtetet e Bashkuara goditën dy anije të dyshuara për trafik droge në Paqësorin lindor të dielën, më 9 nëntor, duke vrarë të gjashtë personat në bord.

Sekretari i Mbrojtjes tha se numri i personave të vrarë nga Uashingtoni në rajon në të paktën 76.

“Shërbimi ynë i inteligjencës ka përcaktuar se këto anije janë të lidhura me kontrabandën e drogës, se ato po transportonin drogë dhe se po lëviznin përgjatë një rruge të njohur për kontrabandën e drogës”, raportoi Reuters.

Ministri amerikan deklaroi se të dy sulmet u kryen në ujëra ndërkombëtare dhe në secilën anije kishte nga tre “narko-terroristë”.

“Nën Presidentin e SHBA-së Donald Trump, ne po mbrojmë atdheun dhe po i vrasim këto kartele terroriste që duan të dëmtojnë vendin dhe popullin e tij”, përfundoi Hegseth.

Sipas deklaratave të mëparshme të Ministrit Hegseth, që nga shtatori, SHBA-të kanë kryer 14 sulme ajrore ndaj anijeve pranë bregdetit të Venezuelës, si dhe në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor.

Lini një Përgjigje