TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shtator 2025, 22:06

Sërish protesta në Serbi, qytetarët tubime në disa qytete; raportohen incidente

Shkruar nga Pamfleti

Sërish protesta në Serbi, qytetarët tubime në disa qytete;

Sot në Serbi janë mbajtur marshime të mbështetësve të Qeverisë, të cilët kundërshtojnë protestat që mbahen që 10 muaj kundër pushtetit.

Në qytetet si Nishi, Çaçaku dhe Shabaci janë mbajtur marshe paralel, ku ka pasur edhe tensione mes dy palëve.

Policia ka ndërhyrë në një incident të raportuar në Çaçak ndërsa në Shabac ka ndarë dy grupet e protestuesve përmes kordonit.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka marrë pjesë në marshin në Borça, ka përsëritur thirrjen e tij për dialog.

Disa prej studentëve që protestojnë kundër Qeverisë, e kanë refuzuar ftesën e Vuçiçit për debat të hapur televiziv, duke thënë se do të flasin me të kur të njoftojë zgjedhjet e parakohshme dhe t’i përmbushë kërkesat.

Më 3 shtator, presidenti i partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviç u ka bërë thirrje mbështetësve të mblidhen në 120 qytete dhe qyteza në Serbi.

Mbështetësit e Qeverisë janë mbledhur të dielën, një ditë pas protestave të radhës të studentëve kundër pushtetit, të cilat janë mbajtur për të kundërshtuar përdorimin e forcës policore kundër protestuesve në Novi Sad më 5 shtator.

Lini një Përgjigje