TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2025, 11:20

Serbia në kaos, protestuesit i vënë zjarrin zyrës së partisë së Vuçiç (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Serbia në kaos, protestuesit i vënë zjarrin zyrës së
Serbia në kaos, protestuesit i vënë zjarrin zyrës së partisë së Vuçiç

Zyrat e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet janë djegur gjatë natës së pestë radhazi me trazira, ku pati sërish përleshje midis protestuesve antiqeveritarë dhe policisë.

Policia në qytetin e Valjevës përdori granata tymuese dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve pasi një grup i vogël individësh të maskuar sulmuan objektet bosh të SNS-së.

Pati akuza të përhapura për dhunë dhe brutalitet policor në kryeqytet, Beograd, dhe Novi Sad. Ministria e brendshme e Serbisë i ka mohuar këto akuza.

Ngjarjet zhvillohen në një kohë kur Rusia është zotuar të ndihmojë presidentin pro-Moskës, Aleksandar Vuçiç, i cili drejton SNS-në, duke thënë se ajo nuk do të “mbetet pa reagim”.

Protestat u shkaktuan fillimisht nga shembja e një stacioni hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur 16 persona. Shumica fajësuan për katastrofën korrupsionin dhe shkurtimet e buxhetit nga qeveria e Vuçiçit.

Ndërsa demonstratat kundër korrupsionit kanë tërhequr në rrugë mijëra protestues, ato kanë qenë kryesisht paqësore deri në përplasjen e së mërkurës, kur besnikët pro-qeveritarë organizuan kundërdemonstrata.

Zyrat dhe flamujt që përfaqësonin partinë SNS të Vuçiçit kan ë qenë në qendër të zemërimit të protestuesve. Protestuesit thyen gjithashtu dritaret e selisë së Partisë Radikale Serbe, një partner i koalicionit të SNS-së.

Vuçiç iu përgjigj zhvillimeve të së shtunës në Instagram, duke shkruar se “dhuna është një shprehje e dobësisë totale” dhe duke premtuar se do të “ndëshkojë dhunuesit”.

 

protestuesit i vënë zjarrin zyrës së partisë së vuçiç

Lini një Përgjigje