TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 19:46

Serbia e gjitha në alarm/ Nxënësi i klasës së tetë sulmohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Shkruar nga Pamfleti

Serbia e gjitha në alarm/ Nxënësi i klasës së tetë

Serbia vijon të tronditet nga krimet. Në 48 orë u vranë 17 persona, ndërkohë që vendi është vënë në alarm nga frika se të rinjtë interpretojnë  ngjarjet e ndodhura ditët e fundit.  

Në shkollën fillore të Nishit “Vožd Karađorđe” një nxënës i klasës së tetë është sulmuar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës.

Nga policia e Nishit kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur vonë të mërkurën pasdite, ndërkohë që policia ka shtuar prezencën në shkolla. I  mituri është neutralizuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Por prokuroria e ka cilësuar këtë ngjarje si kërcënim për sigurinë, pasi vjen në kuadër të ngjarjeve që po ndodhin këto ditë, ngjarje që kanë lënë dhjetra viktima.

Një ditë më parë një i ri vrau 8 persona dhe plagosi shumë të tjerë. Ndërkohë që më herët ndodhi një masakër në shkollë.

 

serbi sulme vrasje

Lini një Përgjigje