
Presidenti rus, Vladimir Puitin gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, tha se nuk dëshiron që kompanitë perëndimore të cilat janë dhe po largohen nga Rusia, të kthehen sërish në vendin e tij.
Ai shtoi se vendi po arrin të mbulojë nevojat e veta "pak a shumë" dhe ka pasur "diku rreth 90 mijë regjistrime të reja biznesi.
"Unë nuk mendoj se është ndonjë sekret që kur diskutoj gjërat me biznesin rus, ata theksojnë faktin se firmat perëndimore nuk duhet të lejohen të kthehen. Në të gjitha këto forume dhe takime ekonomike ndërkombëtare, kërkesa kryesore e ime ka qenë që bizneset ruse të mos lejojnë kthimin e kompanive perëndimore", tha ai.
Duke lënë të kuptohet ndikimi i sanksioneve, Putin tha se në vend që Rusia të izolohet, ajo ka siguruar partnerë tregtarë më të mirë se ata që kishte në perëndim.
“Njerëzit thanë se ne do të ishim të izoluar, përkundrazi ne kemi dalë me marrëdhënie shumë më të mira për sa i përket partnerëve tanë tregtarë. Rusia nuk është e interesuar të zhvillojë marrëdhënie me partnerët që mbështesin praktikat barbare dhe të cilët janë të nxitur politikish", shtoi ai.
Lini një Përgjigje