TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Shkurt 2025, 17:25

Rusia bombardon Ukrainën me raketa e dronë, humbin jetën 4 persona dhe plagosen 12 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Rusia bombardon Ukrainën me raketa e dronë, humbin jetën 4

Katër persona humbën jetën nga një sulm me raketa ruse në qytetin e Poltavës dhe Kharikivit.

nga shpërthimet mbetën të plagosur 12 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Ekipet e shpëtimit nisën kërkimet për të gjetur të mbijetuar. Ndërkohë ushtria ruse bombardoi përdori dronë kamikaz në verilindje të Kharkivit duke dëmtuar disa ndërtesa.

Forcat ruse bombarduan edhe qendrën historike të portit të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke dëmtuar ndërtesa.

Ndërsa lufta kundër Rusisë i afrohet pikës së saj trevjeçare këtë muaj, Moska ka rritur sulmet e saj ajrore në Ukrainë, duke dërguar dhjetëra dronë në sulme pothuajse të përditshme. 

Lini një Përgjigje