TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shtator 2023, 18:44

Rrëzohet avioni ushtarak në Itali, humb jetën një vajzë 5-vjeçare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet avioni ushtarak në Itali, humb jetën një vajzë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, pasi një vajzë e mitur ka humbur jetën nga përplasja e një helikopteri ushtarak.

Një avioni i aeronautikës ushtarake italiane është rrëzuar në aeroportin Caselle të Piemontes. Aty pranë ndodheshin anëtarët e një familje duke ecur me makinë dhe për pasojë një vajzë 5-vjeçe ka vdekur, ndërsa vëllai i saj 9 vjeç dhe prindërit janë dërguar në spitalin Regina Margherita të Torinos me djegie të shumta.

Përplasja ndodhi gjatë testeve në funksion të paradës së planifikuar për të dielën për njëqindvjetorin e forcave ajrore. Nga imazhet e para që qarkullojnë në internet, avioni Frecce Tricolori humbet ngadalë lartësinë dhe piloti shihet që hap parshutën dhe del nga mjeti.

Grupi prej dhjetë avionësh shfaqet i ndarë në dy formacione me nga 5, nga të cilët shkëputet dhe përplaset njëri prej tyre. Topi i zjarrit duket se vazhdon drejt fermave në komunën e San Francesco al Campo.

 

Lini një Përgjigje