TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2023, 09:36

Rrëfehet kreu i bandë së hajdutëve: Si e grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali

Shkruar nga Pamfleti

Rrëfehet kreu i bandë së hajdutëve: Si e grabita

Programi Antena 3 në Spanjë ka publikuar disa biseda eskluyive me kreun e një bande hajdutësh të shtëpive luksoze, kryesisht të yjeve të futbollit.

“Isha unë ai që grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali. Unë isha ai që grabita Johan Cruyff në Barcelonë”,- ka thënë njëri prej grabitësve, duke i lënë pa fjalë bashkëpunëtorët dhe prezantuesin. 

Shefi i bandës që tha se nuk kishte frikë nga asgjë, në fakt është në kërkim. Në lidhje me grabitjen e Benzemës, ai ka theksuar se “ishte koha për t’u bërë”.

Më pas, ai ka treguar procedurën që kryen, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit. 

“Pasi e kam gjetur, e ndjek, e ndjek, mund të kalojnë muaj... Derisa gjej rastin të mos ketë njeri brenda”. 

Në të njëjtat linja, ai shpjegoi se nuk mund të veprojë i vetëm: "Unë nuk mund të gjej asnjë objektiv në Spanjë, nëse dikush nuk vjen të ma thotë," rrëfeu ai.

Për rritjen e vjedhjeve, ai nuk është ndalur dhe e ka bërë të qartë arsyen: “Në rrjetet sociale po kërkojnë ora 300 mijë euro, 500 mijë euro, një milion, çmimi i arit është rritur'.

Më në fund, hajduti është treguar arrogant dhe i sigurt: “Nuk ka njeri që mund të më ndalojë dhe asgjë që mund të më rezistojë”.

Duke folur për thyerjen e shtëpisë së Ronaldos në Portugali, hajduti tha:

“Po, isha unë që grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali. Vlera e plaçkës mund të jetë 2 milionë por më pas duhet të ndahet dhe po flasim për 300 mijë e 300 mijë për katër persona. Diçka të  mbetet "
Për ish-sulmuesin e Los Blancos, Benzema, i cili tani përfaqëson klubin e Ligës Pro Saudite Al-Ittihad, ai shtoi:

"Benzema është një nga ato profile në të cilat jemi fokusuar. Fakti është se në Spanjë asgjë nuk ndodh pa na ardhur më parë gjithçka në dorën tonë. Benzema nuk është shenjt, ai i di edhe mëkatet e tij".

cristiano ronaldo grabitja e shtëpisë

Lini një Përgjigje