
Nis ceremonia në Paris, Macron pret të ftuarit...
Rihapja e katedrales së Notre-Dame ka bërë bashkë liderët botërorë. Në Paris ka nisur ceremonia për rihapjen e saj, pas zjarrit të 5 viteve më parë që shkrumboi pjesën më të madhe. Por teksa ishte parashikuar një ceremoni shumë e madhe jashtë katedrales, situata ka ndryshuar në minutat e fundit për shkak të shiut.
Fjalimi i Presidentit Emmanuel Macron, i planifikuar fillimisht jashtë, gjithashtu për respekt për natyrën laike të shtetit dhe karakterin e shenjtë të katedrales, në vend të kësaj u mbajt brenda, shkruan “Corriere Della Sera”.
“Të transmetojmë dhe të shpresojmë: ky është kuptimi i punës sonë”, vazhdoi presidenti francez, duke nënvizuar dëshirën për të “vazhduar legjendën e shekujve”.

“Për 5 vjet çdo burrë, çdo grua që punoi këtu, çdo gjest nga çdo cep i largët i botës ishte i nevojshëm”, nënvizoi Macron, duke këmbëngulur në rëndësinë e “vëllazërisë së një populli, të vëllazërisë universale dhe të ndihmës reciproke”.
Koncerti i artistëve i planifikuar për mbrëmjen e sotme, u regjistrua mbrëmjen e djeshme dhe u transmetua mbrëmjen e sotme, teksa në shesh nuk pati asnjë shfaqje. Ndër artistët e pranishëm janë Clara Luciani, Vianney, Garou dhe Pharrell Ëilliams, si dhe pianisti virtuoz kinez Lang Lang, sopranoja afrikano-jugore Pretty Yende dhe tenori francezo-zviceran Benjamin Bernheim.
Spontanément les invités ont applaudi Volodymyr Zelensky à son entrée dans la cathédrale. pic.twitter.com/XfaqVHW6v6
— Amaury Coutansais-Pervinquière (@amaurycoutansai) December 7, 2024
Përpara ceremonisë, Presidenti Macron pati një takim me presidentin Trump kokë më kokë dhe më pas një takim trepalësh me Trump dhe presidentin e Ukrainës, Zelensky.

Më pas do të shfaqet një video që tregon ngjarjet pas zjarrit të 15 prillit 2019, shkaqet e të cilit nuk janë përcaktuar kurrë. Filmi do t'i bëjë homazhe shpëtimtarëve të Notre-Dame dhe punëtorëve dhe zejtarëve që e rinovuan atë. Një tekst i poetit francez Louis Aragon do të lexohet më pas nga aktori i Comédie-Française Éric Ruf, i ndjekur nga një "moment muzikor" me telat e vëllezërve Renaud dhe Gautier Capuçon.
Les cloches résonnent à Notre-Dame. pic.twitter.com/zhGLAkzaKP
— Amaury Coutansais-Pervinquière (@amaurycoutansai) December 7, 2024
Një fjalim i Presidentit të Republikës është planifikuar për në orën 19.20 , me fokus “artin e të qenit francez”. Kohëzgjatja e pritshme është afërsisht pesëmbëdhjetë minuta.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë rreth dyzet krerë shtetesh dhe qeverish. Midis tyre, zonja e parë amerikane Jill Biden dhe Princi Ëilliam për Mbretërinë e Bashkuar, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti polak Andrej Duda, presidenti kroat Zoran Milanovic, presidenti bullgar Rumen Radev, presidenti estonez Alar Karis, presidenti finlandez Alexander Stubb, presidenti lituanez Gitanas Nauseda. Greqia do të përfaqësohet nga Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou. Teksa Shqipëria nga kryeministri Rama. /Pamfleti


Lini një Përgjigje