TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Maj 2024, 18:40

Protestat në universitetet amerikane, Biden dënon dhunën: Vënë në provë dy parime themelore të Amerikës

Shkruar nga Pamfleti

Protestat në universitetet amerikane, Biden dënon dhunën:

Presidenti Joe Biden ka folur për herë të parë pas dhunës dhe arrestimeve gjatë demonstratave në universitete të shumta amerikane.

Biden iu drejtua sot kombit duke dënuar protestat e dhunshme në universitete amerikane, megjithëse ai e mbrojti të drejtën e protestës paqësore.

Në një fjalë të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se 'protesta e dhunshme në Shtetet e Bashkuara nuk është e mbrojtur me ligj, protesta paqësore është e mbrojtur.

“Të shkatërrosh prona, të kërcënosh njerëz, të pengosh të tjerët të kenë qasje në Universitet nuk është protestë paqësore. Ngjarjet në universitete vënë në provë dy parime themelore amerikane, i pari është e drejta për fjalën e lirë dhe për njerëzit për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, e dyta është sundimi i ligjit. Të dyja duhet të mbahen”, tha Biden.

Biden vijoi më tej duke thënë se amerikanët duhet të kenë të drejtën të dëgjohen, por se sundimi i ligjit duhet të mbështetet.

“Antisemitizimi apo fjalimet me urrejtje nuk kanë vend nëpër universitete e as në Shtetet e Bashkuara', tha Presidenti Biden duke reaguar ndaj kritikave kryesisht të studentëve hebrenj dhe përkrahësve të Izraelit se protestat pro - palestineze janë kthyer në qendra urrejtjeje ndaj Izraelit dhe hebrenjve në përgjithësi”, tha Biden.

Ndërsa largohej nga salla ku e mbajti fjalimin Presidenti Joe Biden iu përgjigj shkurt me “Jo” pyetjes së gazetarëve nëse do të angazhojë Gardën Kombëtare për të vënë nën kontroll protestat që janë përhapur në të gjithë vendin.

joe biden protesta shba

Lini një Përgjigje