TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Janar 2025, 17:54

Protestat në Beograd, makina merr përpara studenten; e reja përfundon në spital! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Protestat në Beograd, makina merr përpara studenten; e reja

Në Serbi vijojnë protestat e studentëve të cilët prej ditësh bllokojnë rrugët e Beogradit. Ndërkohë që në protestën e sotme pati një incident ku një makinë mori përpara protestuesit dhe plagosi një studente

Në videon e filmuar nga dëshmitarët okularë, shihet se një mjet tip “FordFocus” del në trotuar dhe godet studenten e cila përfundon në çatinë e makinës.

Protestat në Beograd, makina merr përpara studenten; e reja

Shoferi ka vazhduar të ecë me makinën dhe  vajzën në çati, për disa metra më pas ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë në rrugë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marko M. Dragoslavic (@dragoslavicm)

Më pas ekipi i urgjencës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka transportuar vajzën në qendrën e urgjencës. Mësohet se ajo është dërguar në gjendje të vetëdijshme në Qendrën Klinike të Beogradit.

Protestat në Beograd, makina merr përpara studenten; e reja

Në njoftimin e policisë thuhet se për shkak të lëndimeve të saj, janë duke u zhvilluar diagnostifikime shtesë, pas së cilës spitali do të informojnë opinionin për gjendjen dhe lëndimet e saj.

Pas incidentit, studentët e Fakultetit Juridik, së bashku me kolegët e fakulteteve të tjera të Beogradit, brenda një ore bllokuan qarkullimin në bulevardin Kralja Aleksandra dhe u bënë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen në dënimin e dhunës, ndaj studentes.

Lini një Përgjigje