TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2025, 11:41

Prokurorët nuk i ndahen Salvinit, çështjen e “Open Arms’ e kalojnë në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti

Prokurorët nuk i ndahen Salvinit, çështjen e “Open

Prokurorët nuk i ndahen Mateo Salvinit. Ndonëse në shkallën e pare të gjykimit, gjyqtarët vendosën të rrëzojnë akuzat për rrëmbim emigrantësh në bordin e anijes Open Arms në gusht 2019, zyra e prokurorit të Palermos ka apeluar në Gjykatën e Lartë.

Por duket se ky veprim i prokurorëve ka shkaktuar habi, pasi anashkalon gjyqtarët e Apelit. Vendimi i prokurorëve, pra, është që çështja të mos shqyrtohet në themel, por ekskluzivisht nga një perspektivë ligjore.

Një rast i tillë quhet " appello per saltum" që lejon shmangien e procesit të apelimit dhe marrjen e drejtpërdrejtë të një vendimi nga Gjykata Supreme.

Pas një procesi të gjatë para gjykatës së Palermos, në të cilin Salvini u akuzua për ndalimin e paligjshëm të një grupi emigrantësh të shpëtuar në det në bordin e anijes së OJQ-së, duke penguar anijen të zbarkonte në Lampedusa, ish-ministri i Brendshëm u lirua nga akuzat më 20 dhjetor. Arsyet e vendimit u paraqitën në qershor.

Duke zgjedhur rrugën e ankimit të drejtpërdrejtë në Gjykatën Supreme të Kasacionit, Prokuroria pohon se vendimi i lirimit nga akuzat nuk e hedh poshtë rindërtimin e fakteve nga prokuroria, të cilat për këtë arsye janë të vërtetuara, por thjesht pohon, duke keqinterpretuar ligjet dhe konventat ndërkombëtare, se Italia nuk ishte e detyruar t'i caktonte anijes spanjolle një vend të sigurt. Këta faktorë, pra, do ta bënin të panevojshëm një gjyq të ri apelimi, sipas prokurorëve. 

Lini një Përgjigje