TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2023, 14:35

Presidenti i Malit të Zi: Njohja e pavarësisë së Kosovës është një çështje e përfunduar

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Malit të Zi: Njohja e pavarësisë së
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe sanksionet kundër Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, janë çështje që kanë përfunduar.

Milatoviç për “RTV Slovenija”, kur është pyetur për të komentuar për marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë dhe Rusinë si dhe ndikimin e kishës ortodokse serbe, ka thënë se ish-presidenti Millo Gjukanoviq e kishte sjellë çështje e kishës në politikë të përditshme.

Milatoviq ka thënë se politikanët në Mal të Zi tash janë më tepër të përqendruar te temat që kanë rëndësi thelbësore për qytetarët, si kushtet e jetesës, sundimi i ligjit e integrimi evropian.

 

presidenti i malit të zi kosova

Lini një Përgjigje