Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka hedhur poshtë pretendimet e homologut amerikan, Donald Trump, duke thënë se ideja se Teherani do të dorëzohet përmes shtrëngimit është thjesht një iluzion.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Pezeshkian tha se Irani ka respektuar vazhdimisht angazhimet e tij dhe ka eksploruar çdo rrugë për të shmangur luftën. Ai theksoi se Thereni mbetet i hapur për bisedime dhe reciprocitet, rruga e presionit sipas tij nuk do të funksionojë.
Iran has consistently honored its commitments and explored every avenue to avert war; all paths remain open from our side. Forcing Iran to surrender through coercion is nothing but an illusion. Mutual respect in diplomacy is far wiser, safer, and more sustainable than war.
— Masoud Pezeshkian (@drpezeshkian) May 20, 2026
“Irani ka respektuar vazhdimisht angazhimet e tij dhe ka eksploruar çdo rrugë për të shmangur luftën; të gjitha shtigjet mbeten të hapura nga ana jonë. Detyrimi i Iranit të dorëzohet përmes shtrëngimit nuk është gjë tjetër veçse një iluzion. Respekti i ndërsjellë në diplomaci është shumë më i mençur, më i sigurt dhe më i qëndrueshëm se lufta”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje