TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shtator 2023, 12:24

Piloti trondit kompaninë ajrore, konsumoi kokainë para fluturimit

Shkruar nga Pamfleti

Piloti trondit kompaninë ajrore, konsumoi kokainë para fluturimit

Një pilot i ‘British Airways’ konsumoi kokainë nga gjoksi i një femre topless teksa po festonte në një klub në Afrikën e Jugut, disa orë para fluturimit të tij të planifikuar për në Londër.

Mike Beaton, baba i martuar i një fëmije, kishte një ditë pushimi në Johannesburg përpara fluturimit të planifikuar në Londër katër javë më parë. Sipas një raporti të tabloidit britanik ‘The Sun’, ai e kaloi natën me disa femra duke pirë alkool dhe duke konsumuar drogë.

Beaton u pezullua të nesërmen, pasi rezultoi pozitiv pasi iu nënshtrua një testi droge në aeroport. Sipas The Sun, incidenti është cilësuar një tronditje për kompaninë ajrore.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, linja ajrore u detyruar të vononte fluturimin për në Londër për 24 orë teksa po përpiqeshin të gjenin një zëvendësues. Kjo gjë i kushtoi 10 mijë paund kompanisë ajrore.

kokaine piloti kompani

Lini një Përgjigje