
Një tërmet i fortë, i cili zgjati disa sekonda, është regjistruar gjatë natës në Napoli, në orën 03:35.
Siç informon faqja e internetit INGV , epiqendra ishte në Campi Flegrei dhe magnituda është 4.2 ballë.
Sipas Corrie della Sera kjo ishte goditja më e fortë e regjistruar në këtë zonë në 39 vitet e fundit.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 3 kilometrash. Mbrojtja Civile, me një postim në Twitter bën të ditur se “nga kontrollet e para nuk raportohet për dëme ”.
Lëkundjet e mbrëmjes ishin më e forta pas një sërë lëkundjesh sizmike që ka prekur zonën që prej ditës së djeshme, me dhjetëra lëkundje në 24 orët e fundit.
Njerëzit dynden në rrugë
Nga lagjet perëndimore të qytetit, më afër zonës Campi Flegrei deri në zonat kodrinore, tërmeti u ndje kudo në Napoli, aq dukshëm sa i bëri njerëzit të hidheshin nga shtrati. Shumë dolën në rrugë. Frika po rritet, njerëzit po kërkojnë lajme dhe artikujt dhe informacionet me mendimet e ekspertëve.
Shkollat e mbyllura në Pozzuoli
“Ne jemi të gjithë zgjuar. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile dhe INGV. Goditja ishte e fortë, dhe tashmë kam vendosur kontrolle në objektet e shkollave për të kontrolluar ndonjë dëmtim dhe për këtë arsye po përgatisim një urdhër për pezullimin e mësimdhënies, do të duhen disa orë për kontrollet”, tha në rrjetet sociale në agim kryebashkiaku i Pozzuoli Gigi Manzoni.
Lini një Përgjigje