
Tajvani i është kundërpërgjigjur Kinës pas konflikteve në rritje. Ministri i mbrojtjes u shpreh se Tajvani është në gatishmëri për një “hyrje të papritur” të ushtrisë kineze në zonat afër territorit të tij. Kina ka rritur aktivitetet e saj ushtarake rreth Tajvanit vitet e fundit.
Megjithatë Tajvani nuk ka raportuar asnjë incident të forcave kineze që hyjnë në zonën e tij të afërt, 44.4 km nga bregu i tij. Por, ka rrëzuar një dron civil që hyri në hapësirën e saj ajrore pranë një ishulli në brigjet kineze vitin e kaluar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve në parlament, Ministri i Mbrojtjes Chiu Kuo-cheng tha të hënën se Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) mund të gjejë justifikime për të hyrë në zona afër hapësirës territoriale ajrore dhe detare të Tajvanit, ndërsa ishulli vetëqeverisës ka rritur shkëmbimet e tij ushtarake me Shtetet e Bashkuara, për inatin e Pekinit.
“PLA mund të bëjë një “hyrje të papritur” në zonën e afërt të Tajvanit dhe të afrohet me territorin e tij, të cilin ishulli e përcakton si 22 km (12 milje detare) nga bregu i tij. Unë i bëj këto komente këtë vit, që do të thotë se ata po bëjnë përgatitje të tilla ,” tha Chiu.
Lini një Përgjigje