Intensiteti i protestave në Francë ka shënuar rënie në ditën e 6-të pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel M nga policia në Paris.
Ministria e Brendshme raportoi se në orën 1:30 të mëngjesit, policia kishte arrestuar 78 autorë incidentesh në territorin kombëtar, shumë më pak se netët e mëparshme dhe asnjë incident i madh nuk ishte raportuar.
Raporti i policisë për herë të parë pas 6 ditësh nuk përmban incidente të mëdha dhe serioze dhe konfirmon prirjen drejt qetësimit të trazirave pavarësisht sulmit në shtëpinë e kryebashkiakut të Haÿ-les-Roses.
Të dielën në mbrëmje, presidenti Emmanuel Macron mblodhi anëtarët e qeverisë për një raport të situatës, ndërsa sot do të presë presidentët e Asamblesë Kombëtare dhe Senatit e më pas kryetarët e bashkive.
Përgjatë javës së kaluar Franca u pushtua nga protestat që sollën shkatërrime në qytete ndërsa numri i të arrestuarve të enjten arriti në 2300. Gjyshja e të riut Nahel M, bëri thirrje dje për qetësimin e protestave ndërsa familjarë të tij apeluan për ndryshimin e ligjit për përdorimin e forcës dhe të armëve nga policia.
Lini një Përgjigje