
Një i mitur 14-vjeçar u vra të premten në Paris pasi nuk pranoi t'u jepte celularin dy adoleshentëve 16 dhe 17 vjeç, të cilët janë arrestuar, tha sot një burim gjyqësor.
“Ndërsa djali i ri po largohej nga stërvitja e futbollit në mbrëmje, dy persona i kërkuan telefonin. Kur ai nuk pranoi ta dorëzonte, ai u godit me thikë në shpatull. Një shoku i tij që ndodhej në vendngjarje i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka ndihmuar autoritetet për identifikimin e autorëve”, shtoi prokuroria.
"Kjo ngjarje është e tmerrshme”, tha ndër të tjera Jean-Pierre Lecoq, kryebashkiak i qarkut të 6-të të Parisit.
Dy autorët e dyshuar të ngjarjes janë arrestuar. 14-vjeçari pavarësisht se u dërgua në spital nuk arriti t’i mbijetonte sulmit me thikë.
Akuza ndaj dy të miturve, tentativë zhvatje që çoi në vdekjen e viktimës, dënohet me burgim të përjetshëm.
Sipas prokurorisë, dy të miturit ishin tashmë të njohur për organet e akuzës për vjedhje dhe krime të tjera dhe në vjeshtë u ishte ndaluar çdo kontakt me njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje