TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2025, 08:47

Panik në Korfuz! Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Panik në Korfuz! Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga

Pasagjerët e një avioni me fluturim nga Korfuzi për në Dyseldorf përjetuan momente tmerri kur motori i djathtë i avionit u përfshi nga flakët.

Aeroplani Condor B757-300, gjatë ngritjes dhe në një lartësi prej rreth 1,500 metrash, filloi të digjej në motorin e djathtë. Në atë moment, qytetarët dhe vizitorët mbi portin e Korfuzit dëgjuan një zhurmë të fortë.

Sipas mediave greke, avioni bëri një kthesë rrethore dhe u drejtua fillimisht paralel me pistën.

Më pas u ngjit në një lartësi prej 6,000 deri 8,000 këmbësh dhe u drejtuar drejt aeroportit të Brindisit në Itali, ku u sigurua ulja e sigurt.

Ngjarja shkaktoi frikë te pasagjerët, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

 

Lini një Përgjigje