
Pavarësisht pretendimeve të Izraelit se po lufton për të mbrojtur veten pas sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, veprimet e bëra nga ushtria e saj, të paktën disa që janë dokumentuar tregojnë mizorinë me të cilën ajo vepron.
Me mbi 41 mijë njerëz të vrarë që nga nisja e kundërpërgjigjes ndaj sulmit të 7 tetorit, ushtira izraelite duket se ka thyer me dhjetëra herë disa ligje ndërkombëtare të luftë dhe për të drejtat e njeriut.
Rasti më i fundit është ai kur pas një aksioni në tarracën e një pallati në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, ushtarët izraelitë shihen tek hedhin tre trupa të pajetë nga ndërtesa.
Infinite Immorality
— Osama Nazzal (@OsamaNazza278) September 19, 2024
Israeli forces tampering with the bodies of theree Palestinian youths murdered by them in Qabatia Town to the South of Jenin in the West Bank. pic.twitter.com/V22Y3xkDSD
Në videon e siguruar nga Associated Press, tre ushtarët shihen duke kapur një trup të pajetë, e tërheqin zvarrë drejt skajit të çatisë edhe me pas e shtyjnë. E njëjta procedure u ndoq edhe për hedhjen e 2 trupave të tjerë.
Pamjet tregojnë një buldozer të ushtrisë izraelite duke lëvizur pranë ndërtesave ku u hodhën trupat. Identiteti dhe shkaku i vdekjes së tyre nuk dihen.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se rasti po hetohet dhe se këto veprime nuk janë në përputhje me parimet e forcave izraelite.
“Ky është një incident serioz që nuk përkon me vlerat e dhe pritshmëritë e ushtarëve. Incidenti është në shqyrtim”, thuhet në deklaratë..
Lini një Përgjigje